Telegrafi

Tezaku i Sami Hamitit pritet të emërohet drejtor i ATK-së

Ish-drejtori i kryeministrit Isa Mustafa, në kohën kur ky i fundit ka qenë në krye të komunë së Prishtinës, Agim Dibrani ka marrë premtime të forta për tu bërë drejtor i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

Dibrani i cili njëherësh është tezaku i Sami Hamitit, do ta ketë mbështetjen e LDK-së për t’u emëruar në krye të ATK-së.

Burime të ORAinfo, bëjnë të ditur se LDK po synon që në krye të këtij institucioni të vendos njerëz nga partia, në mënyrë që të kenë më të lehtë menaxhimin me institucionin e dytë më të madh që mbush buxhetin e shtetit. “Agim Dibrani ka marrë mbështetjen edhe të ministrit Avdullah Hoti për të udhëhequr me ATK-në dhe po sa të hapet konkursi ai do të konkurrojë për këtë pozitë”, ka thënë burimet.

Ndërkaq, Dibrani i kontaktuar nga ORAinfo, nuk e ka përjashtuar mundësinë e konkurrimit për drejtor të ATK-së. “Ende nuk e kam menduar mundësinë e konkurrimit për drejtor të ATK-së, por ta shohim…”

Konkursi për drejtor të ATK-së pritet të hapet shumë shpejt pas dorëheqjes së drejtorit Bexhet Halitit.

ATK momentalisht është duke u udhëhequr nga U.D. i drejtorit Nait Sharku.

Ndryshe, Agim Dibrani për shumë vite në kohën sa ka udhëhequr LDK me komunën e Prishtinës, ka qenë drejtor i Financave në këtë komunë. /Telegrafi/