Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në një supermarket të “Ëalmart” në qytetin amerikan Amarillo, të Teksasit.
Sipas medieve lokale, besohet se sulmuesit është duke mbajtur peng disa persona, transmeton Telegrafi.
Policka ka evakuuar anën perëndimore të këtij supermarketi, kurse në zyrën e sherifit të rrethinës Rendal, është bërë e ditur se pjesëtarë të disa agjencive të sigurisë kanë dalë ne vendin e ngjarjes.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, por zyrtarët e sigurisë u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin frekuentimin e kësaj pjese të qytetit. /Telegrafi/