Tevva është një kompani me bazë në Mbretërinë e Bashkuar që sapo njoftoi fillimin e prodhimit masiv të kamionit të saj elektrik 7.5 ton.
Është i klasit të tij i projektuar dhe i prodhuar në Mbretërinë e Bashkuar, kështu që është diçka e madhe. Objekti ndodhet në Londër “Thames Freeport”, transmeton Telegrafi.
Kamioni 7.5 ton tani po iu dorëzohet atyre që e kanë porositu, Royal Mail është një nga kompanitë me automjetin e ri të Tevva-s.
Vetë kamioni mund të mbajë deri në 15 ‘euro-paleta’ duke përdorur baterinë e tij 105 kWh.
Kamioni mund të shkojë deri në 227 kilometra me një karikim dhe i duhen rreth 5 orë për t’u karikuar në 90 për qind.
Përveç versionit plotësisht elektrik, Tevva ofron një me një zgjatues me energji hidrogjeni që e shtyn autonominë në 570 kilometra me një karikim të vetëm.
Rezervuari i hidrogjenit merr rreth 10 minuta për t’u rimbushur. /Telegrafi/