Telegrafi

Tevez rikthehet kundër Liverpoolit

Manchester Evening News shkruan se sulmuesi argjentinas mund të rikthehet të premten nga Buenos Aires, pasi kishte marrë pushimin e kërkuar për të qenë pranë vajzës së tij të porsalindur Katie, e cila erdhi në jetë më herët se që është pritur.

Trajneri i Cityt, Roberto Mancini, kishte shpresa se shënuesi lider i ekipit do të rikthehej të mërkurën, por duket se ai mund të vonohet deri të premten.

Tevez është stërvitur edhe gjatë qëndrimit të tij në Argjentinë, duke shfrytëzuar programin e këshilluar nga stafi i Cityt./Telegrafi/