Carlos Tevez ka qeshur me kohën e tij të kaluar në Superligën Kineze, duke e quajtur qëndrimin e tij në Azi si një “pushim shtatë mujor”.
Ish-ylli i Manchester Unitedit, Manchester City dhe Juventusit fitoi rreth 40 milionë dollarë në vitin e tij me Shanghai Shenhua pasi u transferuan nga Boca Juniors në fillim të vitit 2017.
Megjithatë, koha e tij ishte tërësisht e dobët, pasi sulmuesi luajti vetëm 20 herë për klubin e tij dhe shënoi katër gola mes ankesave për qëndrimin e tij joprofesional.
Kohën e kaluar në Kinë, Tevez e ka qeshur dhe e ka cilësuar si pushim shtatë mujor, teksa ka folur edhe për largimin dhe rikthimin te Boca Juniors.
“Isha në pushim për shtatë mujor në Kinë”, ka thënë fillimisht Tevez për TyC Sports kur u pyet për përvojën e tij të shkurt te Shenhua.
“Është në rregull që trajneri dhe presidenti i Shangait të më kritikojnë, nuk e dija se çfarë po bëja atje”.
“Unë e di që ka njerëz që u mërzitën nga mënyra se si u largova, por kjo është normale. Nuk isha në gjendje të jap 100 për qind, por do të dëmtonte tifozët pa marrë parasysh se çfarë bëja”.
“Tani tifozët do të më shohin përsëri me fanellën e Bocas dhe ata do të jenë të gëzuar dhe të lumtur”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/