Telegrafi

Tevez po kthehem në formë

Argjentinasi fitoi zemrat e tifozëve të Cityt që në momentin kur refuzoi të vazhdonte kontratën me United për t’iu bashkëngjitur ‘pasanikëve’, ndërsa kohët e fundit forma e tij është përmirësuar dukshëm.

“Po ndihem mirë tash. Më është dashur të tejkaloj disa lëndime, prandaj nuk kam mundur të stërvitem para fillimit të sezonit. Por, po ndihem mirë, i fortë dhe i entuziazmuar me vendin ku jam”, ka thënë 25-vjeçari. /Telegrafi/