Site icon Telegrafi

Tevez nëse shkon në Kinë, me pagën e një jave mund t’i blejë gjërat më të shtrenjta në botë (Foto)

Carlos Tevez pritet të nënshkruajë kontratë marramendëse me skuadrën kineze Shanghai Shenhua, nga e cila kontratë do të përfitonte 615 mijë funte në javë.

Me gjithë këto të ardhura, ish sulmuesi i Manchester Unitedit, Cityt e Juventusit, mund të blejë disa gjëra të çmueshme me paratë që fiton brenda ditës, apo brenda javës.

Me 615 mijë funte në javë, Tevez mund të blej çdo ditë nga një Porcche Carrera 911, që kushton 81 mijë funte.

Me pagën e një muaji, argjentinasi mund të blejë këtë ishull në Belize, që kushton 2.3 milionë funte.

Me të ardhura prej 87 mijë funte në ditë, Tevez mund të blej çdo ditë nga dy orë Rolex 18 karat, që kushtojnë 30 mijë funte.

Nëse do të mërzitej nga Porche, blerja e një helikopteri nuk do të ishte aspak problem për Tevezin, të cilin do të mund ta blinte me parat që fiton brenda një jave.

Exit mobile version