Telegrafi

Tevez: Nëse shënoj kundër United do të festoj

“Kam vendosur të mos festoj golat e mi në shenjë respekti për West Ham. Ky ishte klubi im i parë anglez dhe, në zemrën time, një pjesë e imja gjithmonë do të jetë atje. Në aspektin profesional jam vërtet i kënaqur për golat e parë të mi në City, por personalisht, do të preferoja të mposhtnim një klub tjetër”.

“Në derbin kundër United po ashtu vendosa të mos festoj golin tonë, por pas trajtimit të pakëndshëm që pranova nga fansat atë ditë, kam vendosur ta ndryshoj qëndrimin tim. Nëse shënoj në takimin tjetër derbi, atëherë jam i sigurt se do të festoj”, ka thënë argjentinasi.