Site icon Telegrafi

Tevez në kërkim të formës më të mirë

Argjentina ka shumë opsione në sulm, me Lionel Messin, Higuainin, Tevezin dhe Militon, mes të cilëve Maradona do të duhet të bëjë zgjedhjen përfundimtare.

“Unë gjithnjë tentoj të jem fizikisht i përgatitur. Kjo është gjëja më e rëndësishme, dua të arrij majën e formës. Më pas, trajneri merr vendimin përfundimtar, ndërsa ne duhet ta respektojmë atë”.

“Ka kohë ende deri në ndeshjen e parë të Botërorit. Në stërvitje unë besoja dhe kam dëshmuar se jam gati të luaj, jam i motivuar kur luaj në fanellën e kombëtares. Nëse luaj me dy sulmues tjerë, mendoj se do t’ia dali mjaft mirë, sepse këtë e kam bërë disa herë”, tha Tevez për Sporting Life. /Telegrafi/

Exit mobile version