Telegrafi

Tevez lidhet me një rikthim sensacional në Ligën Premier

Lojtari i lirë argjentinas, Carlos Tevez po lidhet me një rikthim të bujshëm në Angli pasi raportohet se është në bisedime me Tottenham Hotspur.

Ish-sulmuesi i Manchester United, Manchester City dhe West Ham ka qenë një lojtar i i lirë që nga largimi prej Boca Juniors vitin e kaluar.

Tevez ka qenë në Evropë gjatë javës së kaluar dhe ka vizituar ish-klubin e tij, Juventusin., por edhe Milanin.

Megjithatë, sipas mediave italiane Tevez ka punë tjera dhe rikthimi i tij në futboll pritet të ndodh në Ligën Premier.

Sipas Il Corriere dello Sport, veterani argjentinas do të takohet me trajnerin Antonio Conte dhe drejtorët e klubit londinez javën e ardhshme.

Conte ka punuar me Tevez te Juventusi dhe dëshiron ta nënshkruajë atë, pavarësisht se tani është 38 vjeçar. /Telegrafi/