Telegrafi

Tevez kritikon Ballackun

Ballack u ndëshkua me karton të kuq në humbjen 4-2 të Chelseat ndaj Manchester Cityt në Stamford Bridge.

“Gjithmonë kam pasur probleme me Ballack por, e dini, është vetëm futboll, nuk ka gjëra personale në mes nesh. Nuk e di, ndoshta ai nuk më pëlqen, ashtu siç nuk e pëlqen unë. Në fushë kurrë nuk kam kuptuar se çfarë më thotë, por jam i sigurt se as ai nuk më kupton mua”, ka thënë Tevez./Telegrafi/