Telegrafi

Tevez: Golat ishin për fansat e Cityt

Tevez festoi me gjeste golin e parë, si përgjigje ndaj komenteve të kapitenit të United, Gary Neville, i cili tha këtë javë se klubi ka bërë mirë që e ka shitur Tevez te rivalët.

“Ishte shumë e veçantë për mua. Të dy golat e mi ishin për fansat e Manchester Cityt”, ka thënë Tevez pas takimit të mbrëmshëm.

Ndeshja e kthimit zhvillohet të mërkurën e ardhshme në Old Traford./Telegrafi/