Telegrafi

Tevez, gjashtë muaj pa leje të vozitjes

Sulmuesi i Manchester Cityt nuk ishte paraqitur në polici në të tria rastet pas arritjes së ftesës, ndërsa avokatët e tij e kanë arsyetuar se nuk i ka kuptuar fjalët – raportojnë mediat britanike.

Përveç marrjes së lejes së vozitjes, 28-vjeçari është dënuar edhe me para, 1.540 funte, që është gjë e vogël duke llogaritur milionat që fiton ai.

Për më shumë, argjentinasi nuk ka leje valide për në Britani të Madhe (Tevez ka pasur të drejtë të vozisë vetëm 12 muaj me lejen nga Argjentina, ndërsa më pas është dashur t’iu nënshtrohet testeve në Britani të Madhe për të nxjerrë atje leje të vozitjes). /Telegrafi/