Site icon Telegrafi

Tevez është penduar

Carlos Tevez duket si i ka rënë pishman që është kthyer në Argjentinë.

Sulmuesi argjentinas, Carlos Tevez ka përjetuar momente të paharrueshme me Juventusin në Torino, por në verë ka zgjedhur të shkojë tek klubi i zemrës, Boca Juniors.

Rikthimi i tij në Argjentinë nuk ka sjellë asnjë shkëlqim, madje ecuria e Boca Juniorsit i ka ngrirë buzëqeshjen Tevezit i cili e shpreh hapur.

“Ndonjëherë mendoj se rikthimi tek Boka ka qenë një vendim i gabueshëm. Kam ardhur në Argjentinë për familjen time dhe për të qëndruar gjatë, por nuk e mohoj edhe largimin”.

Tevez fillimisht ishte larguar në vitin 2005 nga Boca Juniors. /Telegrafi/

Exit mobile version