Telegrafi

Tevez: E kam menduar pensionimin

 Vitin e kaluar Tevez refuzoi të luante ndaj Bayernit në Ligën e Kampionëve, që rezultoi me Mancinin duke e lënë tre muaj në pankinë Tevezin. Milani ishte pranë transferimit të tij, por Mancini në momentin e fundit ia fali dhe periudha e lartpërmendur për Tevezin sipas tij ishte jashtëzakonisht e keqe.

“Vitin e kaluar për pak sa nuk u pensionova. Unë e kisha humbur dëshirën për të luajtur, qëndroja i vetmuar në dhomë, kam qarë. Kur vijnë kohërat e këqija, të gjitha të këqijat vijnë menjëherë. Me kombëtaren argjentinase u eliminova nga Copa America në shtëpi dhe pas përplasjes me Mancinin nuk kam dashur të kem punë me futboll”.

“Fatmirësisht sot jam mirë, e kam rifituar dëshirën për të luajtur”, është shprehur Tevez. /Telegrafi/