Telegrafi

Tevez e dëshiron Torresin partner në sulm

Gjatë vikendit të kaluar trajneri i Cityt, Roberto Mancini, shfaqi publikisht interesimin për lojtarin spanjoll, ndërsa, sipas spekulimeve, Torres mund të jetë transferi kryesor i ‘pasanikëve’ që këtë sezon kanë qenë duarlirë.

“Torres padyshim se do të na bënte më të mirë. Ai është njëri nga sulmuesit kryesorë në botë dhe unë do të dëshiroja që ta kem atë bashkëlojtar”, ka thënë Tevez për The Sun. /Telegrafi/