Telegrafi

Tevez do të mbetet te United

Kontrata e qëndrimit të Tevez te United në formë huazimi, skadon në fund të këtij muaji, kështu që Djajtë e Kuq ose duhet të paguajnë shumën e kërkuar nga pronarët e argjentinasit, ose Tevez do të largohet nga kampioni anglez.

Deri më tani Manchesteri ka refuzuar ta paguajë shumën e kërkuar nga pronarët e Tevez, ndërsa interesim për 25-vjeçarin kanë shprehur shumë skuadra evropiane, si edhe ato nga Liga Premier, Chelsea, Manchester City dhe Liverpooli.

Sido që të jetë, duket që më në fund United është pajtuar ta paguajë shifrën e kërkuar për Tevez, ndërsa mbetet që të arrihet marrëveshja në lidhje me pagën e lojtarit.