Telegrafi

Tevez dënon Unitedin

Takimi i zhvilluar të martën mbrëma në Stadiumin e Qytetit të Mançesterit përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat 2-1.

Ryan Giggs kaloi Djajtë e Kuq në epërsi në minutën e 17-të, ndërsa ish-lojtari i United, Carloz Tevez, barazoi rezultatin nga pika e bardhë (42’) për të dërguar skuadrat në pushim me rezultat të barabartë.

Argjentinasi rezultoi të jetë heroi i ndeshjes, pasi që shënoi edhe golin e dytë për ‘pasanikët’, i cili u jep një shpresë të madhe për ndeshjen e kthimit në Old Trafford.

Nga momenti i pësimit të golit të dytë, Djajtë e Kuq e dominuan ndeshjen, me raste të shumta, mirëpo fati ishte në anën e Cityt.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 27 janar në Teatrin e Ëndrrave. /Telegrafi/