Ministria e Financave ka përpunuar softuer ku të gjithë shfrytëzuesit e buxhetit do të duhet të plotësojnë obligimet e tyre të hapura, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas ministrit Dragan Tevdovski, në këtë mënyrë do të dihet saktë shuma e borxhit të pashlyer. Ligji që e mundëson këtë është gati.
Gjithashtu, Tevdovski bëri të ditur se 360 milionë euro borxh të institucioneve publike janë gjetur të fshehura, dhe se kjo është një situatë e rëndë kur të kihet parasysh deficiti prej 300 milionë euro i Maqedonisë.
Megjithatë, ministri sqaron se një pjesë e këtij borxhi të trashëguar nga qeverisja e kaluar, tashmë është shlyer./Telegrafi/