Site icon Telegrafi

Tevdovski: Do të bashkëpunojmë me Bankën Botërore për ta ulur borxhin publik

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski, sot njoftoi se deri në fund të vitit do të ketë ndryshime në planifikimin buxhetor dhe se do të përgatitet propozim-ligj i ri për reforma në këtë pjesë.

Ai pas takimi me përfaqësuesit e Bankës Botërore, tha se do të punohet me ata në mënyrë që të ulet borxhi publik i Maqedonisë.

“Borxhi publik arrinë në 4.7 miliardë denarë dhe është e nevojshme të ndryshohet planifikimi afatmesëm i buxhetit. Deri në fund të vitit do të ketë ndryshime në kuadër të buxhetit me propozim-ligj për reforma në këtë pjesë. Do të punojmë me Bankën Botërore për ta ulur borxhin publik të shtetit”, deklaroi Tevdovski pas takimit me përfaqësues të Bankës Botërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se është përgatitur edhe propozim-strategji në të cilën ka një sërë masash, me të cilat do të bëhet menaxhim i besueshëm me borxhin publik.

Tevdovski gjithashtu tha se nëse duam që Maqedonia të ketë financa publike të besueshme, atëherë duhet të përmirësohet procesi i transparencës./Telegrafi/

Exit mobile version