Ministri i Financave, Dragan Tevdovski por merr pjesë në konferencë me temë “tatimet, drejtësia dhe zhvillimi ekonomik” çka po mbahet në Erevan, Armeni, e organizuar nga fondacioni gjerman “fridrih ebert”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç informojnë nga Ministria e Financave, Tevdovski atje ka paraqitur përvojat e Maqedonisë në sistemin e reformave, me qëllim të zvogëlimit të uljes së pabarazisë tatimore dhe shpejtimin e zhvillimit të ekonomisë.
“Vetëm nëpërmjet vendosjes së institucioneve të besueshme dhe menaxhimit me përgjegjësi me të njëjtat mund të përparojmë. Qeveria që nga fillimi është përkushtuar më krijimin e një shoqërie më të mirë për të gjithë. Qëllimi është përmirësimi i jetës së qytetarëve në vend dhe zhvillimi ekonomik”, tha Tevdovski.
Tevdovski në konferencë prezantojë edhe shkaqet për të cilat Qeveria vendosi të sjell tatimin progresiv duke filluar nga ky vit./Telegrafi/