Site icon Telegrafi

Tevdovski takoi përfaqësuesit e Bankës Botërore, diskutuan për bashkëpunimin dhe projektet në të ardhmen

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski, ka realizuar një takim me përfaqësuesit e Bankës Botërore (BB), të udhëhequr nga drejtori për Maqedoni dhe Kosovë, Evropë dhe Azi Qendrore, Markco Mantovanelli, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga Ministria e Financave, bashkëbiseduesit kanë folur për partneritetin ndërmjet Maqedonisë dhe BB-së, si edhe për projektet rrjedhëse, përfshi mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen.

Bashkëpunimi ndërmjet Maqedonisë dhe BB-së zhvillohet në sferën e infrastrukturës transportuese, shërbimeve komunale, energjetikë, politika sociale, arsim, risi, teknologji informatike, si edhe në turizëm./Telegrafi/

Exit mobile version