Telegrafi

Tevdovski: Shkalla e TVSH-së për banesat mbetet pesë për qind

Për banesat e sapondërtuara mbetet shkalla e autorizuar e TVSH-së për pesë për qind. Sot propozim-ndryshimet e ligjit për ndryshime të Ligjit për vlerën e shtuar hynë në procedurë kuvendore dhe morën përkrahje në Komisionin kuvendor për financim dhe buxhet.

Ministri i Financave Dragan Tevdovski, tha se me propozim-ligjin për ndryshime të Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar (TVSH) bëhet prolongimi i afatit dhe atë deri më 31 dhjetor të vitit 2023, për zbatimin e shkallës tatimore të autorizuar prej pesë për qind të qarkullimit të parë të ndërtesave banesore në atë pjesë në të cilën të njëjtat shfrytëzohen për qëllime banesore dhe i cili do të bëhet në afat deri në pesë vite pas ndërtimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Arsyeja bazë për ndryshimin e Ligjit për tatim të vlerës së shtuar është të dilet në vigjilje të qytetarëve, për përkrahje të sektorit qytetar, si dhe degët e tjera ekonomike direkt të lidhura me ndërtimtarinë. Kjo pritet të ketë ndikim pozitiv direkt ndaj ekonomisë vendore.