Ministri i Financave, Dragan Tevdovski, informoi sot në konferencë për shtyp se qeveria ka rritur pagën minimale në 12,000 denarë, përcjell Telegari Maqedoni.
Për masën e paralajmëruar nga kryeministri Zoran Zaev, thotë se secili punonjës do të marrë një rritje pagash dhe firma merr 30 përqind të shumës së rritur.
“Kjo masë mbulon kompanitë që nuk marrin ndonjë mbështetje nga shteti, ndërsa kompanitë nuk duhet të bëjnë fitime të mëdha. Ndihma do të jepet nga Ministria e Punës dhe Politik Sociale, pas aplikimeve nga kompanitë dhe kontrollit të tyre në Zyrën për të Ardhura Publike”, tha Tevdovski, duke shtuar se masa do të paguhet pasi kompania të paguan pagën. /Telegrafi/