Ministria e Financave tashmë e ka përgatitur projekt-buxhetin dhe ai para se të dorëzohet për shqyrtim në Qeveri do të prezantohet para opinionit.
Ministri i Financave, Dragan Tevdovski, paralajmëroi se të enjten do të organizohet debat publik në të cilin do të prezantohet konturet e projekt-buxhetit për vitin 2018, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Detyrimi ligjor i Qeverisë është ta dorëzojë projekt-buxhetin në Kuvend deri më 15 nëntor. Për herë të pari deri më tani do të organizohet debat publik që do të paraqesë konturet e projekt-buxhetit për vitin e ardhshëm”, deklaroi Tevdovski duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas shënimit të Ditës Botërore të Kursimit të organizuar nga Shoqata e Bankierëve pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë.
Ai gjithashtu sqaroi se do të paraqesin mendimet e tyre para se Qeveria ta miratojë projekt-buxhetin.
Përveç debatit, siç tha ai, është dakorduar takim edhe me odat që t’i dëgjojnë mendimet e tyre lidhur me projekt buxhetin e përgatitur, si dhe të organizatave joqeveritare dhe sindikatat./Telegrafi/