Site icon Telegrafi

Tevdovski: Pagesa më e madhe e tatimeve, tregon rritjen e aktivitetit ekonomik

Pagesa e tatimeve dhe kontributet duke përfshirë edhe muajin gusht, është më i lartë për 120 milionë euro në krahasim me vitin e kaluar. Kjo sipas ministrit të Financave Dragan Tevdovski, tregon në aktivitetet më të madh ekonomik, respektivisht përfitim më të madh të firmave, rroga më të larta dhe vende pune të reja.

Tevdovski theksoi se tatimet dhe kontributet janë rritur për shtatë për qind në krahasim me vitin e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kjo do të thotë vazhdim i trendit pozitiv në krahasim me tremujorin e dytë të këtij viti, kur ekonomia arriti rritje pozitive të BPV-së prej 3,1 për qind. Pagesa e tatimeve tregon intensifikim të aktivitetit ekonomik. Në periudhën janar-gusht pagesa e tatimeve është shtatë për qind më e lartë. Kjo i përket në masë të madhe të rritjes së tatimit të fitimit, pagesa e së cilës është më e mirë për 25 për qind në raport me vitin e kaluar për rreth 35 milionë euro”, theksoi Tevdovski.

Ai gjithashtu tha se kthimi i TVSH-së për firmat bëhet në kohë dhe në mënyrë joselektive, duke shtuar se nga fillimi i vitit deri në fund të muajit gusht janë kthyer 250 milionë euro nga TVSH-ja./Telegrafi/

Exit mobile version