Telegrafi

Tevdovski: Në vitin 2018 ka rritje më të madhe të pagave krahasuar me dy vitet e fundit

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski për AIM tha se në vitin 2018 ka pasur rritje më të madhe të pagave krahasuar me dy vitet e fundit.

“Në dhjetor të vitit 2018 paga mesatare është afruar në 26 mijë denarë ose kjo është afërsisht 2.000 denarë më shumë se dhjetori i vitit 2017. Kjo padyshim është rritja më e madhe në krahasim me pagat e dy viteve të fundit. Rritja e dytë më e madhe kemi pasur në vitin 2017. Nëse në vitin 2017 efekt ka pasur rritja e pagës minimale, në vitin 2018 ka ndikuar edhe rritja e përfitimeve të kompanive”, tha Tevdovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai pret që ky trend pozitiv të vazhdojë edhe në periudhën e ardhme. Ku shtoi se efekti pozitiv pritet edhe nga përmirësimi në integrimet euroatlantike, të cilat do të sjellin rritjen e intensitetit të aktiviteteve të investimeve dhe rritjen ekonomike.

Lexo po ashtu Publikohet paga mesatare neto për muajin dhjetor në Maqedoni

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave paga mesatare neto në muajin dhjetor për të punësuarit ka ka qenë 25.784 denarë dhe në krahasim me muajin dhjetor të vitit 2017 është rritur për 8.1 për qind./Telegrafi/