Ministria për Financa, Dragan Tevdovski e ndau vizionin për treg të integruar për kapital në rajon, në fjalimin e tij gjatë Konferencës “Eurofi 2018” që u mbajt në Sofje të Bullgarisë. Tevdovski ishte pjesë e planit “Zhvillimin e tregut financiar rajonal për Evropën Juglindore”, theksojnë nga Ministria për Financa, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në kuadër të realizimit të vizionit për treg të integruar të kapitalit dhe shfaqjen e platformës për tregti SEE Link, gjegjësisht bursa rajonale ku pritet të kyçen edhe dy vende tjera nga rajoni.
Tevdovski theksoi se edhe në Ministrin për Financa po përgatitet një ligj i ri për letrat me vlerë, me çka Maqedonia tërësisht pajtohet me Ligjvënësin e Bashkimit Evropian.
Ministri Tevdovski është udhëheqës i Këshillit për zhvillim të tregut të kapitalit, në të cilën marrin pjesë përfaqësues të institucioneve financiare nga vendeve.
Maqedonia për herë të parë merr pjesë në kuadër të organizimit e udhëheqjes së Bullgarisë me Këshillin në BE. Në konferencë morën pjesë edhe ministrat për financa të vendeve të BE-së, anëtarë të Komisionit Evropian, guvernatorë të bankave qendrore, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare financiare dhe përfaqësues nga sektori financiar. /Telegrafi/