Telegrafi

Tevdovski: Ministria e Financave plotësisht është e përkushtuar ndaj reformave

Ministri i Financave Dragan Tevdovski në koment për informacionet për ndërrimin e funksionarëve nga pushtetit qendror dhe ai vendor thekson se është i kënaqur nga ndryshimet dhe reformat që janë bërë në Ministrinë e Financave.

“Ministria e Financave është plotësisht e përkushtuar te reformat dhe tashmë po kryhet digjitalizimi i proceseve në të gjitha organet që janë në përbërje të ministrisë siç është Drejtoria e të Hyrave Publike, Drejtoria Doganore, Drejtoria për çështje pronësore juridike”, tha Tevodvski duke shtuar  se është i kënaqur për punën e DHP-së, Drejtorisë për çështje pronësore juridike dhe policia financiare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Tevodvskit, dukshëm është avancuar menaxhimi me borxhin publik.

“Bëmë shumë reformat të rëndësishme siç janë reformat tatimore dhe pensionale, u zbatua transparenca fiskale. Nëse më herët institucionet ndërkombëtare të vendit thoshin se s’ka transparencë, tani të gjithë pranojnë se kemi siguruar këtë. Bëmë reformë të madhe te prokurimet publike, i mbështetën komunat, për to vendosëm të drejtë fiskale”, tha Tevovski.

Kreu i ministrisë së Financave, Dragan Tedovski gjithashtu tha se është i kënaqur që ndryshimet që janë bërë nuk janë ndryshime aty për aty, por janë pjesë e programit për reformat në menaxhimin me financat publike 2019-2022 në bashkëpunimin me BE-në./Telegrafi/