Site icon Telegrafi

Tevdovski: Kompanitë kanë fituar mbi 120 milionë euro nga kthimi i TVSH-së

Ministri i Financave Dragan Tevdovski, në një intervistë për AIM ka thënë se është përmirësuar pagesa e të ardhurave dhe është rritur kthimi i TVSH-së në katër muajt e parë të vitit.

Ai ka thënë se kthimi i TVSH-së për firmat është rritur për 40 për qind, në krahasim me vitin e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Katër muajt e parë është bërë kthim i 7.5 miliardë denarëve ose 121 milionë euro, që është për 40 për qind më shumë se vitin e kaluar. Kthimi i TVSH-së për kompanitë bëhet në kohë dhe në mënyrë joselektive, që paraqet impuls të rëndësishëm për ndihmën, aktivitetet dhe investimet e kompanive”, tha Tevdovski.

Ai në invervistë ka shtuar se deri tani çdo vit ka pasur ribalans të buxhetit për shkak të hudhjes së të ardhurave, ndërsa tani sipas tij, nuk ka një problem të tillë.

Ndërsa sa i përket akuzave të opozitës për zhytje të madhe në borxhe, Tevdovski tha se borxhi publik është ulur./Telegrafi/

Exit mobile version