Telegrafi

Tevdovski: Kemi mundësuar këste evropiane për projektin “blej shtëpi, blej banesë”

Projekti “Blej shtëpi, blej banesë” nuk u ndërpre kurrë, por tani ne po përmirësojmë ndjeshëm kushtet në të cilat qytetarët, dhe më e rëndësishmja, uljen e normës së interesit. Këtë e thekson ministri i Financave Dragan Tevdovski në një intervistë për “Veçer”.

“Më e rëndësishmja është ulja e normës së interesit, që është kontributi i bankave që pranuan propozimin tonë. Kështu, në modelin me të cilin subvencionohet kësti, norma e interesit zvogëlohet nga 3.95 për qind në 2.9 për qind për tre vitet e para dhe për të katërtin dhe pestin nga 4.44 për qind në 3.9 për qind. Për herë të parë në Maqedoninë e pavarur, ne kemi kredi për shtëpi me norma interesit të ulëta, pothuajse nën 3%, si në vendet evropiane. Nëse merret parasysh edhe subvencionimi ku një nga modelet që e ka dhëna shteti në kthimin e huas për të rinjtë nën 35 vjeç, e cila deri tani ishte 50% e këstit në pesë vitet e para, ndërsa tani propozohet që të jetë 70%, norma e interesit efektiv është diku 0.9 ose një për qind”, thotë ministri.

Ai shton se normat e interesit në modelin e subvencioneve gjithashtu janë ulur ndjeshëm, nga 4.5 për qind plus Euribor gjashtëmujor, në katër për qind plus një Euribor gjashtë mujor./Telegrafi/