Site icon Telegrafi

Tevdovski: Jemi të gatshëm që në vitin 2019 të zbatojmë tatimin progresiv

Viti i ardhshëm do të jetë viti kur do të rriten pagat, numri i vendeve të punës dhe investimeve, tha në një intervistë për agjencinë e lajmeve AIM, Dragan Tevdovski,  përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se nëse në vitin 2018 ishte viti i reformave kyçe dhe vendosja e një baze të mirë të sistemit ekonomik, viti 2019 duhet të jetë viti ku seriozisht duhet të ndjehen efektet e këtyre reformave.

Ai shtoi se Ministria e Financave dhe DAP janë të gatshëm për ta zbatuar reformën tatimore që nga viti i ardhshëm.

“Sjellja e një sistemi korrekt tatimor ishte një nga premtimet e Qeverisë për qytetarët. Janë zbatuar disa nga vërejtjet dhe tani jemi të gatshëm për zbatimin e tyre. Plotësisht, vitin e ardhshëm, qytetarët do ta shikojnë se sa do t’ju lehtësohet procedura për paraqitjen e tatimit vjetor”, tha Ministri./Telegrafi/

Exit mobile version