Telegrafi

Tevdovski: BE investon në projekte për përmirësimin e shërbimeve në komuna

Komunat duhet të investojnë që qytetarët të marrin shërbime më të mira dhe të zbatohen projekte për të cilat financimi, i cili përveç që është obligim i komunës, ka mundësi nga burime të jashtme apo të ndihmohet me mjete nga buxheti.

Këtë e ceki ministri i Financave, Dragan Tevdovski gjatë takimit të sotshëm në Komunën e Kisella Vodës ku u takua me Kryetarin e Komunës, Filip Temellkovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për ne si Ministri e Financave është shumë e rëndësishme se ka përkrahje të madhe në ndërtimin e asaj se çfarë ju duhet qytetarëve. Këtu investohet në kanalizimin atmosferik, në rikonstruktimin e rrugëve, por BE-ja investon edhe në ndërtimin e autostrade, shkollave, stacioneve pastruese”, deklaroi Tevdovski duke theksuar se marrim përkrahje të rëndësishme nga BE-ja për përmirësimin e infrastrukturës.

Tevdovski dhe Temellkovski pas takimit në Komunë, kishin mbledhje me biznesmenë që funksionojnë në këto hapësira, që t’i dëgjojnë kërkesat e tyre dhe të gjendet zgjidhje e përbashkët për gjithë problemet./Telegrafi/