Pas marrjes së borxhit të ri prej 500 milionë euro nga Qeveria e Maqedonisë, borxh ky që duhet të kthehet për 7 vite, ministri i Financave, Dragan Tevdovski thotë se qytetarët nuk duhet të shqetësohen, sepse me këtë borxh të ri shteti në fakt do të kursejë 90,6 milionë euro. Tevdovski në konferencën për shtyp shprehu falënderimet e tij ndaj ekipit, Ministrisë dhe pjesën tjetër të përfshirë në dhënien e letrave me vlerë të shtetit, pasi që për këtë proces ata nuk kanë festuar.
“Ivestuesit ishin të interesuar për letrat me vlerë. Për krahasim, pesë borxhet paraprake kanë qenë me normë shumë më të lartë të interesit. Kjo është me normë interesi dyfish më të ulët dhe kursehen 90,6 milionë euro. Mjetet do të shfrytëzohen për paga në arsim, në intensifikimin e investimeve kapitale, për mbrojtje, ndërsa do të kthehen edhe borxhet e mëparshme. Ne pastruam një pjesë të borxheve për të cilat Maqedonia kishte afat deri më 2020”, tha Tevdovski.
Në pyetjen e gazetarëve se përse, derisa LSDM-ja ishte në opozitë kanë akuzuar OBRM-PDUKM-në për borxhe të panevojshme për pensione më të larta dhe paga për administratën, Tevdovski e arsyetoi këtë me normën shumë të ulët të interesit dhe se nuk do të shfrytëzohet për ndërtimin e përmendoreve dhe shfrytëzimi i mjeteve të reja do ë jetë produktiv. Në reagimin se rritja e pensioneve dhe pagave nuk ka të bëjë me investime kapitale, Tevdovski nuk dha përgjigje konkrete, por tha se pjesa më e madhe e mjeteve do të shfrytëzohen për kthimin e borxheve të vjetra./Telegrafi/