Telegrafi

Tevdovski: Banka Botërore do të miratojë 420 milionë dollarë për projekte infrastrukturore dhe investim në kapital njerëzor

Ministri i Financave Dragan Tevdovski, pas takimit me drejtoren e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor Linda Van Gelder tha se “bordi i drejtorëve të Bankës Botërore së së shpejti do ta miratojnë kornizën për partneritet 2019-2023 ku Republikës së Maqedonisë së Veriut i vendosin në dispozicion 420 milionë dollarë.

Sipas ministrit Tevdovski, këto para janë të destinuara për projekte në infrastrukturë, përmirësimin e klimës biznesore dhe investim në kapitalin njerëzor, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ne presim që muajin e ardhshëm, Banka Botërore në bordin e vet të miratojë strategjinë për bashkëpunim me vendin tonë, me Maqedoninë e Veriut për periudhën e ardhshme, ku do të sigurohen 420 milionë dollarë me të cilët do të financohet ndërtimi i rrugëve lokale, por edhe në mënyra të ndryshme do të investohet në përmirësimin e kapitalit njerëzor në vendin tonë. Me këtë do të sigurohet edhe standardi i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”, tha Tevdovski.

Në kuadër të këtyre projekteve është edhe projekti për lehtësimin e tregtisë dhe transportit për Ballkanin Perëndimor në vlerë prej 26 milionë eurove. Gjithashtu, këtu është projekti për ndërtimin e rrugëve lokale në vlerë prej 70 milion euro. Strategjia përfshin edhe projektin për reforma në bujqësi për zhvillimin e qendrave përçuese, si dhe projekte për mbështetjen e reformave për zhvillim në arsim dhe shëndetësi dhe projekti për reformë pensionale./Telegrafi/