Site icon Telegrafi

Teuta Selimi po vjen me këngë të re

Para tre muajve solli këngën më të re të titulluar “Lej, lej” në bashkëpunim me Agon Amigën.

Bëhet fjalë për Teuta Selimin, e cila shumë shpejt do të vjen me një këngë të re në estradën muzikore shqiptare.

Kështu ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes llogarisë personale në Instagram duke mos dhënë ndonjë detaj.

“Një këngë e re po vjen shumë shpejt”, ka shkruar artistja në rrjetet sociale, ku nuk është mjaft aktive.

Theksojmë se videoja e fundit e lartcekur është shikuar mbi dy milionë herë në YouTube.

Lexo po ashtu Si rrallë herë, Teuta Selimi pozon me veshje tradicionale krah bashkëshortit

Teuta Selimi është një ndër këngëtaret më të dashura dhe në mesin e këngëve më të njohura të saj janë, “Miqt e mi”, “Kush don le t’feston”, “Pa ndjenja” e shumë të tjera.

Ndryshe, ky nuk do të jetë projekti i fundit i biondinës që ka paralajmëruar edhe disa të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version