Këngëtarja e mirënjohur e estradës shqiptare, Teuta Selimi, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet më të frekuentuara sociale.
Ajo numëron mbi 173 mijë ndjekës vetëm në Instagram, dhe në këtë rrjet të popullarizuar nuk mungojnë pozat atraktive nga ana e saj.
Së fundmi, biondja 44-vjeçare ka mahnitur me pozën e re, derisa shfaqet e veshur me një fustan të shkurtër të zi dhe me stil të ri të flokëve, të kthyer në balluke.
Përkundër pozës joshëse, artistja Selimi ka befasuar fansat me paraqitjen e ekzagjeruar pasi të tillë nuk e kemi parë më herët.
Të shumta ishin komentet dhe reagimet e ndjekësve, të cilët e kritikuan tejet shumë për veshjen.
Në anën tjetër, Teuta është mjaft e angazhuar me projekte e koncerte të ndryshme muzikore, madje është një prej këngëtarëve më të kërkuara në treg.
Ajo është duke punuar në prurje të reja, ndërkohë që i fundit mbetet “Ja fala” me tre milionë kilikime në kanalin zyrtar, YouTube. /Telegrafi/