Telegrafi

Teuta Rugova shkëlqen përkrah mbesës së saj (Foto)

Deputetja më e re në moshë e Kuvendit të Kosovës, Teuta Rugova, ka tërhequr gjithnjë vëmendjen me paraqitjen e saj.

Detajet rreth veshjes dhe stilit, ajo ia beson kunatës së saj, Blerina Kllokoqi Rugovas, e cila është njëherësh edhe njëra ndër stilistet më të mira në Kosovë.

Lexo po ashtu Emina Cunmulaj vesh bukur vajzën me markat vendore, "BKR" është e preferuara e saj (Foto)

E kur jemi te familja, Teuta dhe vëllezërit e saj me bashkëshortet, fëmijët e tyre dhe nënën, jetojnë së bashku në rezidencën e presidentit historik, Ibrahim Rugova në Prishtinë.

Përderisa jetojnë bashkë, Teuta ka krijuar një lidhje shumë të veçantë me mbesën e madhe, Ana-Sofinë, vajzën e Ukës dhe Blertës.

Ka qenë kreatorja Kllokoqi Rugova, ajo e cila ka publikuar një footgrafi në Instagram, ku shfaq Teutën bashkë me Ana-Sofinë, ndërsa në mbishkrimin e imazhit shkruan: “Me hallën time”.

Ndërkohë, deputetja nga radhët e LDK-së, rrezatonte plot shkëlqim pranë mbesës së saj të dashur. /Telegrafi/