Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Rugova i është rikthyer seancave të Kuvendit të Kosovës.
Ajo është parë sot në sallën e Kuvendit duke biseduar me kolegun e saj deputetin Anton Quni.
Teuta Rugova herën e fundit që kishte qenë në Kuvend ishte kur koalicioni PAN kërkonte që të shtyhej seanca e konstituimit të Kuvendit.
Vetë Rugova ishte rreshtuar kundër partisë së saj duke përkrahur propozimin e koalicionit PAN për shtyrjen e seancës konstituive. /Telegrafi/