Lexojeni të plotë shkrimin e saj në Facebook:
Me besimin, përkrahjen dhe mikpritjen që më keni dhuruar, më keni obliguar që të jem pranë jush në çdo kohe dhe në çdo hap.
Këtë obligim tashmë e kam pranuar me tërë qenien time.
Prandaj iu siguroj që unë Teuta Ibrahim Rugova, pas certifikimit të rezultateve nga ana e KQZ-së, me përgjegjësi të plotë, duke mos i’u nënshtruar asnjë presioni që do të has përpara, do të sherbej si deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe gjithmone do te jem ne sherbim të juajin.
Shfrytëzoj rastin të iu falënderoj shumë për besimin tuaj në këto zgjedhje, dhe iu kërkoj të mos bëheni viktimë e informatave të gabuara që qarkullojnë në portalet tona. /Telegrafi/