Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Teuta Rugova, feston sot (e shtunë) ditëlindjen.
Ajo mbush sot plot 28 vite jetë.
Me këtë rast, Teuta ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.
Ndër urimet më të veçanta erdhi që në orët e para të datës 29 shtator, nga kunata e saj, kreatorja e njohur kosovare, Blerina Kllokoqi-Rugova.
Kjo e fundit publikoi në InstaStory një fotografi të kunatës së saj, ndërsa shkruante në mbishkrimin e saj fjalët më të përzemërta për Teutën.
“Urime ditëlindjen krenaria jonë, ti nuk bëhesh më e vjetër, ti bëhesh më e mirë”, janë fjalët e Blerina Kllokoqi-Rugovës për kunatën e saj deputete.
Teuta në opinionin e gjërë njihet më shumë si e bija e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Ajo është deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës prej tashmë dy legjislaturave në Parlamentin e Kosovës. /Telegrafi/