Site icon Telegrafi

Teuta Arifi viziton foshnjën e parë të lindur në Tetovë në vitin 2017

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, sot ka vizituar foshnjen e parë të vitit 2017 që lindi në qytetin e Tetovës. Me çka ajo uroi nënën Mileska Lidija nga Maqedonski Brod dhe i dhuroi një çmim prej 40 mijë denarësh, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Lajmi i mirë gjithmon është lindja e një fëmije, ashtu siç më informuan mjekët dhe pasi që vizitova zonjën që kishte lindur e urova për vitin 2017 dhe për foshnjen e lindur. Është foshnja e parë që ka lindur dhe është djal dhe normalisht atij i dëshirojmë jetë të gjatë”, tha Teuta Arifi.

Me fillim të vitit 2017 foshnja e parë e cila lindi në Spitalin Klinik të Tetovës ishte vogëlushi Marko. Komuna e Tetovës edhe këtë vit për nënën e foshnjës së parë që lind pas ndrimit të motmoteve, ndau mjete financiare në vlerë prej 40.000 denarëve./Telegrafi/

Exit mobile version