Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, një intervistë për TV21, ka folur në lidhje me menaxhimin e komunës dhe çështje tjera që lidhen me qytetin.
Ajo tha se Tetovës për herë të parë i kanë bërë korsi për biçikleta prej 3 kilometrash, duke shtuar se i kanë bërë sipas procedurave dhe sipas planit.
“Qytetit të Tetovës për herë të parë i bëmë 3 kilometra korsi për biçikleta. I bëmë si duhet sipas procedurave dhe në të njëjtën sipas planit i cili nënkupton 3 kilometra mundësi që të shfrytëzohen nga qytetarët tanë”.
“Ka qenë shqetësues reaksioni për arsye se është e rëndësishme që gjërat të cilat i bëjmë në mënyrën më të mirë dhe me idetë më të mirë dhe normalisht është intervenuar, janë shikuar përgjegjësitë gabimet të cilat janë bërë në hapa dhe ato normalisht që janë në përmirësim e sipër dhe dëshiroj që të siguroj qytetarët e mi që do të kenë korsi biçikletash prej 3 kilometrash një diçka të re që qyteti nuk e ka pasur më përpara”, tha Teuta Arifi.
E pyetur nëse do të kandidojë sërish për kryetare të Tetovës, Teuta Arifi tha se për këtë do të vendosin organet e partisë së saj – BDI.
“Partia ka politikat e veta të matjeve analizave që duhet t’i bëjë. Ajo vendos për sa i përket kandidatit. Partia i bën matjet e veta. Ne gjithmonë kur dalim në zgjedhje kryesisht me këto matje dalim. Nëse partia vlerëson se kandidati më i mirë për Tetovën jam unë, atëherë do të jem unë, nëse vlerësimi do të jetë ndryshe atëherë do të jetë ndryshe”, tha Teuta Arifi.