Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, nuk vërtetoi dhe nuk demantoi informacionet se mund të jetë ambasadore e ardhshme e Maqedonisë së Veriut në NATO.
Arifi tha se, tani për tani prioritet i saj është Komuna e Tetovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Për mua është një respekt i madh, se në SHBA jam ndjerë gjithmonë si në shtëpi. Kam edhe dy vite obligim ndaj qytetarëve të Tetovës që më zgjodhën”, tha Arifi.
Ndryshe, ditë më herët emri i Teutra Arifit u përfol për ambasadore e mundshme në SHBA./Telegrafi/