Telegrafi

Teuta Arifi: Informacionet për zjarrin pasi institucionet ta përfundojnë punën e tyre

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, mbrëmë në konferencë për shtyp para mediave, deklaroi se do të priten informacionet zyrtare në lidhje me zjarrin tragjik që ndodhi në spitalin modular në Tetovë.

Ajo tha se derisa organet kompetente ta bëjnë punën e tyre, nuk do të jepen deklarata, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Edhe kryeministri tha se nuk do të ketë deklaratë derisa nuk ka informacione zyrtare, si për numrin e viktimave, poashtu edhe për rrethanat tjera. Për fat të keq, kjo është serioze, është tragjedi e madhe. Informacionet do të priten pasi Prokuroria dhe gjithë të tjerët ta bëjnë punën e tyre”, tha Arifi.

E pyetur për arsyet e mundshme që shkaktuan zjarrin, ajo e përsëriti qëndrimin e saj, se nuk duhet të spekulohet para kohe./Telegrafi/