Paketimet e llojit Tetra Rex® me bazë bio janë prodhuar vetëm nga një kombinim i plastikës që rrjedh nga bimët dhe letra.
Valio do t’i provojë paketimet e saj të reja të qumështit në shitoret me pakicë në të gjithë Finlandën deri në mes të muajit mars, dhe pas reagimeve nga konsumatorët do të vendosë nëse do t’i vendos këto lloje paketimesh më gjerësisht nëpër linjën e saj të produkteve të ftohta.
Paketimet TetraRex plotësisht të rinovueshme mund të identifikohen me mbishkrimin "Bio-based" të shtypur në paketimin e produktit.
Nga fillimi i kësaj jave në Finlandë, konsumatorët mund ti blejnë produktet e qumështit me këto paketime. (Telegrafi)