Telegrafi

Tetovë, zbulohet një bastore sportive në Reçicë të Vogël

Shtatë televizorë, katër kompjutorë dhe monitorë, tre printera dhe një aparat për lojëra me qenë, si dhe një shumë e madhe e parave janë zbuluar dhe konfiskuar nga policia gjatë kontrollit të mbrëmshëm në një bastore ilegale në Reçicë të Vogël të Tetovës.

Zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski, informoi se lokali ka qenë në pronësi të 19-vjeçarit G.H, nga i njëjti fshat, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjatë kontrollit të realizuar në orën 17:00 në lokal janë kapur edhe dy të punësuar R.N (26) dhe M.SH (24) nga Reçica e Vogël”, tha Josifovski.

Nga policia thonë se pas zbardhjes së detajeve do të pasojnë procedurat adekuate./Telegrafi/