Site icon Telegrafi

Tetovë, vizatime në vend të gropave

Aktivistë të rinj nga Tetova, anëtarë të grupit joformal “Art aktivizëm”, në mënyrë simbolike kanë ngjyrosur gropat nëpër rrugët e qytetit, me qëllim të senzibilizimit të autoriteteve komunale për nevojën e sanimit të tyre.

Siç thonë nga ky grup joformal, rrugët e qytetit në Tetovë janë plot gropa, të cilat janë aq të shumta sa që shoferët dhe qytetarët kanë filluar të përdorin rrjete sociale për të informuar njëri-tjetrin dhe për paralajmëruar për një gropë të re në qytet.

Qytetarët vuajnë çdo ditë nga dëmtimet e shkaktuara nga gropat, dhe komuna nuk i dëgjon qytetarët. Prandaj, sot, aktivistë të rinj nga Tetova filluan një aksion për “sanimin e gropave më kritike” me vizatime, në të gjitha rrugët e qytetit, dhe gjithashtu për t’i dërguar një mesazh komunës.

Aksioni është përgatitur pa kontakt direkt të anëtarëve të grupit, respektivisht është përgatitur me etapa nga ana e më tepër anëtarëve. Aksioni Filloi “sanimi i gropave më kritike” në Tetovë është i financuar nga Fondacioni Shoqëri e Hapur- Maqedoni – thuhet në komunikatën e “Art aktivizëm”.

Exit mobile version