Site icon Telegrafi

Tetovë, vidhen 4 mijë franga zvicerane dhe 850 euro

Autorë të panjohur mbrëmë kanë kryer një vjedhje të rëndë në shtëpinë e M.K (55) në rrugën “Kiro Ristovski-Drnc” nga Tetova.

MPB informon se autorët me dhunë e kanë hapur derën e hyrjes, kanë hyrë brenda dhe kanë marrë 4.000 franga zvicerane dhe 850 euro, një tablet dhe stoli të shumëllojshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vjedhësit pasi e kanë kryer veprën kanë ikur në drejtim të panjohur, ndërsa nga policia thonë se po ndërmerren masa për gjetje të autorëve dhe për ndriçim të plotë të rastit./Telegrafi/

Exit mobile version