Telegrafi

Tetovë, të rinjtë e LR-PDSH-së dalin kundër dhunës në Kuvend

Me moton “Ndal dhunës dhe ndal urrejtjes”, dega e forumit rinor të LR-PDSH-së në Tetovë organizoi një aktivitet simbolik për të kundërshtuar atë çfarë ndodhi në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ardonit Ismaili nga ky forum tha se më 27 prill ndodhi brutalitet ndaj deputetëve, ku më së shumti e pësoi kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela. Sipas tij, të rinjtë maqedonas manipulohen për t’u mbrojtur krimi dhe korrupsioni.

Me këtë aktivitet, forumi rinor i LR-PDSH-së dëshiron që të porositë qytetarët që ky rast të jetë i fundit dhe të mos përsëritet më./Telegrafi/